Lajme Botë

ISIS-i njofton për vdekjen e liderit të tyre

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (ISIS) ka njoftuar vdekjen e udhëheqësit të tij, Abu al-Hassan al-Hashemi al-Qurayshi.

Përmes një mesazhi zanor nga zëdhënësi i grupit, thuhej se udhëheqësi i tyre është vrarë teksa luftonte me ata që sipas tyre janë ‘armiqtë e Zotit’, raporton BBC.

Ai u bë udhëheqës në mars, pasi paraardhësi i tij hodhi veten në erë gjatë një bastisjeje nga forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sirinë veri-lindore.

Më herët, ISIS-i mbante 88.000 km2 territor që shtrihej nga Iraku lindor deri në Sirinë Perëndimore dhe u vuri sundimin brutal pothuajse tetë milionë njerëzve.

ISIS-i vlerësohet të ketë midis 6,000 dhe 10,000 luftëtarë në Siri dhe Irak, të cilët janë bazuar kryesisht në zonat rurale dhe vazhdojnë të kryejnë sulme të goditura dhe të drejtuara, pritë dhe bomba në rrugë.

/Shqip.com