Sport Shqiptar

Ishujt Faroe – Shqipëria, ndeshja nis me këto 11-she

Kombëtarja e Shqipërisë luan në fund të marsit me Poloninë
Kombëtarja e Shqipërisë luan në fund të marsit me Poloninë

Shqipëria është gati për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe. Për kuqezinjtë kjo është sfida e tretë në Grupin E të eliminatoreve të Euro 2024.

Sylvinho ka vendosur në lidhje me titullarët e takimit të sotëm, duke bërë dy ndryshime krahasuar me takimin e fituar 2-0 ndaj Moldavisë.

Kristjan Asllani dhe Taulant Seferi nga minuta e parë, janë risitë e trajnerit brazilian, me mesfushorin dhe sulmuesin që i zënë vendet Keidi Bares dhe Myrto Uzunit.

Kuqezinjtë janë në kërkim të fitores së dytë radhazi pas triumfit të pastër në duelin e së shtunës në “Air Albania” përballë Moldavisë.

/Shqip.com