Ishujt Faroe – Shqipëria, mbyllet pjesa e parë (VIDEO)
Publikuar:
(20.06.2023 21:36:37)

Kombëtarja e Shqipërisë ka shkuar në pushim me barazimin 1-1 në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për Grupin E kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Kuqezinjtë ishin dukshëm më të mirë, krijuan raste, shënuan një gol, nuk e shfrytëzuan një penallti (Sokol Cikalleshi), një gol iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje dhe në çastet e fundit pësuan golin e barazimit.
Nedim Bajrami shënoi për Shqipërinë në minutën e 20-pas asistimit të Taulant Seferit, ndërsa barazoi Faero në kohën shtesë të pjesës së parë.
/Shqip.com