Lajme

Ishte raportuar e zhdukur, dyshohet se u dhunua në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “dhunim”, në Fushë Kosovë.

Rastin në polici e ka raportuar viktima femër, e cila ishte ishte raportuar si e zhdukur, teksa më vonë viktima bashkë me ankuesin e kanë paraqitur rastin në polici si dhunim.

Pas intervistimit, viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima femër kosovare së bashku nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’. Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave, dhe e njëjta është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

/Shqip.com