Ishte përfolur për “tradhëti bashkëshortore”, Vitia publikon fotografi me familjen e tij
Publikuar:
(31.10.2021 13:45:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka publikuar një fotografi në Facebook duke qëndruar me familjen e tij.
“Një e diel me mot të mirë që fillon me ata që më inspirojnë çdo ditë — familjen time”, ka shkruar Vitia.
Kjo fotografi vjen pasi ish-ministri i Shëndetësisë, mohoi të gjitha siç i quajti ai shpifjet ndaj tij.
“Kam dëgjuar që kinse kam 20 të dashura”, ka thënë Vitia.
Së fundi qarkullonin shumë fjalë që “Vitia kishte lidhje jashtë-martesore”.
Por, ky i fundit i ka mohuar të gjitha këto.
E ka pranuar që shpifjet e tilla e kanë lënduar atë dhe familjen e tij. /Shqip.com