Lajme

Ishte bërë pjesë e ISIS-it, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Kosovës
Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet S.Q., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS” në Siri, ka lëshuar territorin e Kosovës përmes lidhjeve të caktuara dhe ka shkuar në qytetin “URFA” ku janë pritur nga personat e ISIS-it.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.Q., me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PSRK ka theksuar se i pandehuri pas regjistrimit në “ISIS” ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, si dhe ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it në qytete të ndryshme.

Më pas, sipas Prokurorisë, i njëjti është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17 korrik 2021 dhe më pas është riatdhesuar në Kosovë.

“I pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek  Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë./SHQIP.com