Rozë

Ishin bashkë në “Për’puthen”, si i kanë raportet sot Mevlani dhe Ledjana?

Ledjana ka kohë që ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë, por emri i saj vazhdon të përmendet ende krahas Mevlan Shabës.

Dyshja ishin një nga çiftet më të përfolura të Për’puthen. Ndonëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë jashtë emisionit të dashurisë, të shumtë janë fansat që i shikojnë akoma bashkë.

Disa ditë më parë, Shaba publikoi këngën e re “Ku je”, e cila u konsiderua nga simpatizantët e dyshes si dedikim për Ledjanën.

Mirëpo, së fundmi në një intervistë, ish-konkurrenti ka treguar se si qëndrojnë sot raportet mes dyshes.

“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim me të,”-u shpreh ish-konkurenti.

Kujtojmë që disa kohë më parë u raportua se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmuan burime për “Prive” nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve./Shqip.com