Rozë

“Ishim në banesë kur u futën të armatosur…”, Dj PM rrëfen përjetimet gjatë luftës në Kosovë

DJ PM

Dj PM njëri nga banorët e Big Brother Vip, në një bisedë me Ilirin, Sarah dhe Fifinin ka rrëfyer një moment nga jeta e tij.

Ai tregon se si e ka përjetuar luftën në Kosovë edhe pse ka qenë në një moshë mjaft të vogël.

“Kam qenë 8 vjeç dhe në banesën ku unë jetoja ishin 25 veta, 5 familje shqiptare dhe të gjithë të tjerat serbe. Kur u mor vendimi që u formua Ushtria Çlirimtare dhe dolën me deklaratë zyrtare që jemi bërë ushtri, aty filluan të acaroheshin gjërat edhe më shumë. Serbia mori iniciativë të na dëbonte të gjithëve nga Kosova.

Në banesën ku ishim ne 25 vetë, unë dhe djali i xhaxhait ishim duke luajtur me zarë edhe në atë moment të gjithë serbët futen të armatosur në banesën tonë. Ne po prisnim ose të na vrisnim ose të na dëbonin”, tha ai.

Tutje, ai së bashku më Fifin kanë treguar edhe disa raste tjera, ku femrat shtatzënë janë dhunuar në komunën e Gjakovës.

“ E kanë marrë burrin e kanë ulur në dy gjunjë, me pas gruas së tij shtatzënë i kanë prerë barkun, ja kanë nxjerr fëmijën dhe i kanë varë në pemë. Para syve të tij i kanë dhunuar gruan dhe më pas atë e kanë vrarë”, ka thënë Fifi

Pas kësaj banorët mbesin të shtangur dhe nuk dinë se çfarë të komentojnë./SHQIP.com