Rozë

“Ishalla nuk tranohesh me neve, na jena tmerr”, Fifi e frikson banorin e ri

Igli dhe Fifi

Spektakli i “Big Brother Vip’ i cili është mbajtur mbrëmë ka pasur shumë befasira.

Kjo pasi që mbrëmë është prezantua edhe një banor i ri, i cili do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ai është aktori shqiptar, Igli Zarka, i cili së fundmi ishte protagonist në klipin e Arilena Arës dhe Noizyt.

Menjëherë pasi hyri në shtëpinë e famshme ai u prit nga banorët e shtëpisë teksa Fifi mori vëmendjen me mikpritjen.

Duke i uruar mirëseardhje ajo gjithashtu e nisi muhabetin me batutë: “Ishalla nuk tranohesh me neve, na jena tmerr”, i tha Fifi.

Pas kësaj atij i është prezantuar edhe shtëpia dhe rregullat brenda saj nga Fifi.

Në anën tjetër, këtë javë të nominuar për tu larguar nga shtëpia janë aktori, Donald Veshaj dhe këngëtari, Ardit Çuni./SHQIP.com