Rozë Ndërkombëtar

“Isha në prag të vetëvrasjes tek flisja në telefon me Megan” Machine Gun Kelly tregon një sekret të trishtë

Machine dhe Megan Fox

Reperi amerikan Machine Gun Kelly së fundmi haptazi ka folur për problemet me shëndetin e tij mendor.

Ai ka treguar se në një moment dëshironte të kryente vetëvrasje ndërkohë që ishte në telefon me Megan Fox.

Duke folur në dokumentarin e tij “Life in Pink”, i cili u shfaq premierë të hënën, muzikanti shpjegoi se ai arriti një pikë të ulët në vitin 2020 pas vdekjes së babait të tij.

“Unë isha në apartamentin e babait tim për të pastruar gjërat. Kam pasur një bisedë të çuditshme me fqinjin e tij i cili më tregoi disa gjëra që nuk do doja t’i dëgjoja kurrë”, tha MGK.

“Kjo më bëri që të mendoj edhe më shumë. Nuk doja të dilja nga dhoma ime dhe fillova të rrija vetëm shumë, vërtet, shumë”, shtoi ai.

“Megan shkoi në Bullgari për të xhiruar një film dhe unë fillova të ndjeja një paranojë vërtet të egër. Ashtu si unë vazhdova të bëhesha paranojak që dikush do të vinte dhe do të më vriste. Gjithmonë flija me një armë gjahu pranë meje”.

“Unë isha në dhomë dhe vura armën në gojën time dhe po flistja me të. Megan ishte e heshtur tërë kohën”, thotë në rrëfimin e tij Machine Gun Kelly.

Përpjekja e tij për vetëvrasje doli të ishte një pikë kthese dhe MGK shpjegoi se si e kuptoi se diçka “nuk ishte në rregull” me shëndetin e tij mendor. /SHQIP.com