Sport Ndërkombëtar

Ish- talenti i Barçës po shkëlqen në Amerikë

Riqui Puig

Në Barcelonë kishte mbetur i ulur në stol e pa minutazh.

E zgjodhi Amerikën – si mundësi për “rilindje” dhe gjërat po shkojnë mirë për të.

Riqui Puig është duke shkëlqyer me fanellën e La Galaxy.

Mesfushori spanjoll ka filluar të lë shenja – qysh në ndeshjen e dytë.

Ai ka regjistruar një asistim – kundër Neë England – teksa në rrjetë topin e dërgoi Javier Hernández.

Përveç atij momenti magjie, Puig ishte superior në mesfushë dhe statistikat e tregojnë më së miri.

Puig ka kontratë tri vjeçare me skuadrën amerikane, ndërsa Barça e ka të drejtën e riblerjes – dhe do të arkëtojë 50% nga çdo shitje e ardhshme e tij – nga Galaxy.

Ai është prodhim i “La Masias” – ndërsa me skuadrën katalunase zhvilloi 42 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.