Sport Ndërkombëtar

Ish-sulmuesi i Romës mbetet pa skuadër

Ish-sulmuesi i Romës mbetet pa skuadër

Diego Perotti, sulmuesi që dikur konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë në Evropë ka mbetur pa skuadër.

Ish-sulmuesi i Romës në sezonën e kaluar e kishte filluar një “aventurë” të re në karrierën e tij duke u transferuar në Fenerbahçe, por gjërat nuk shkuan më së miri për të, shkruan Shqip.com.

Historia e tij e vjetër me lëndime e pengoi që të ketë sukses në Turqi ku në kampionat zhvilloi vetëm katër paraqitje, ndërsa kontribuoi me tre gola.

Edhe pse me ekipin turk kishte kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me marrëveshje të dyanshme ata e përfunduan bashkëpunimin pas vetëm një sezoni.

33 vjeçari që ishte i njohur për aftësitë e tija dribuluese, për momentin nuk është i lidhur me ansjë transfer të mundshëm në ndonjë skuadër dhe nuk dihet se ku do jetë destenacioni i tij i ardhshëm./Shqip.com