Lajme Botë

Ish-sulmuesi i Liverpool-it detyrohet të paguajë 22 mijë funte për qenin e humbur

Qeni i Daniel Sturridge, Lucci, është rikthyer i sigurt te ish-reprezentuesi anglez (Foto: Reuters)

Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Daniel Sturridge është urdhëruar të paguajë 30,000 dollarë (22,400 euro) për një burrë që thotë se gjeti qenin e tij të humbur.

Futbollisti, i cili tani luan në Australi, tha se pomeranezja e tij me emrin Lucci ishte vjedhur nga një shtëpi në Los Angelos në vitin 2019 dhe i ofroi një shpërblim.

Foster Uashington, një reper i njohur si Killa Fame, thotë se ai ribashkoi Sturridge dhe kafshën e tij, por nuk u pagua, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Një gjykatë në Los Anxhelos vendosi për Uashintonin.

Dokumentet e gjykatës të marra nga agjencia e lajmeve PA tregojnë se gjykimi kundër Sturridge është dhënë në mënyrë të paracaktuar, që do të thotë se ai nuk iu përgjigj ankesës.

Gjykatësi Curtis Kin urdhëroi që futbollisti t’i paguajë Uashingtonit 30,000 dollarë dëmshpërblim dhe kosto prej 85 dollarësh.

Reperi i tha PA se ai ndihej i “zhgënjyer” nga Sturridge.

“Shpresojmë që ai të paguajë dhe të mos përpiqet ta apelojë atë,” tha ai./SHQIP.com