Teknologji

Ish-shefi i Twitterit kritikon Muskun: Nuk ishte një lider ideal

Ish-shefi i Twitter-it, Jack Dorsey, ka kritikuar ashpër udhëheqjen e Elon Musk, duke thënë se ai nuk ka dëshmuar se është lideri ideal i platformës.

Dorsey tha se mendonte se Musk, CEO i Tesla-s që shërben në të njëjtin rol në Twitter sot, duhet të kishte paguar 1 miliard dollarë për t’u tërhequr nga marrëveshja për të blerë platformën e mediave sociale.

Komentet e fundit të Dorsey, janë në kundërshtim me ato që ai shkroi një vit më parë se nëse Twitter duhej të ishte një kompani, “Elon është zgjidhja unike që besoj”.

Dorsey tha se ai nuk mendonte se Musk “veproi drejt”, duke shtuar se ai nuk besonte se bordi i kompanisë duhet ta kishte detyruar shitjen.

/Shqip.com