Rozë

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, argëtohet në lokalin e natës ku performoi Dafina Zeqiri

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po gjen kohë për të shijuar pak jetën e natës.

Ajo mbrëmë është argëtuar në një lokal në Prishtinë, aty ku kishte për të performuar Dafina Zeqiri.

Jahjaha ka bërë një postim në Instagram teksa ka shkruar disa fjalë të bukura për artisten shqiptare.

“Kosova ka artiste të shkëlqyer e tejet të suksesshme. Dafina është njëra nga to dhe ne të gjithë e dim. @dafina.zeqiri tronditi skenën mbrëmë. Ti më bën gjithmonë krenare.”, ka shkruar ish presidentja krah fotove.

Ndryshe, ish presidentja kohë më parë publikoi një video ku bashkë me këngëtaren teksa këndonin këngën “Nana” gjatë promovimit të koleksionit “One in three”, koleksion ky i krijuar nga vetë ish presidentja e Kosovës, ku Dafina ishte pjesë e setit “Pranverë”./Shqip.com