Rozë

Fisnk Syla mashtroi dy auto sallone dhe shkoi në Dubai

Fisnik Syla

Fisnik Syla po vazhdon që të përfshihet në skandale.

Këtë herë ai duket se ka mashtruar me blerjen e veturave.

Ai pretendon se ‘bleu’ më 7 prill të vitit 2021, në autosallonin “Matrix” në Prishtinë.

Vlera e parave që Syla duhej t’ia paguante pronarit të autosallonit ishte 50 mijë euro.

Por vetëm dy ditë më vonë, veturat u rishiten te një auto sallon tjetër “Ylli”, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori kesh dhe u largua për në Dubaj.

Veturat e tip “Audi A6” 4G, prodhimi i 2014 dhe 2015, iu dhanë në mirëbesim Fisnik Sylës nga salloni “Matriks”, me pretendimin për t’i testuar dhe vozitur për një kohë të shkurtër, e më pas, pasi të bëhej bartja e pronës, Syla duhej t’ua paguante atyre 50 mijë euro.

Të paktën kështu shkruhet në dokumentet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte nisur hetimet për rastin, më 24 dhjetor të vitit 2021, pas kallëzimit penal që pronarët e “Matriksit” bënë në këtë gjykatë më 21 qershor të vitit 2021, raporton emisioni Kiks.

Lexo edhe:
Qytetarja denoncon burrin e Fjolla Morinës, thotë se ia mori mbi 10 mijë euro për t’ia dërguar djalin në Belgjikë

Kallëzimi erdhi pas shumë përpjekjeve për t’i kthyer paratë e tyre e dokumentet bankare të falsifikuara që Fisnik Syla ua dërgonte pronarëve të “Matriksit” për t’i bindur se gjoja po bënte pagesa, e po ashtu të njëjtat ia dërgonte edhe pronarit të “Yllit”, i cili po përpiqej që automjetet e blera t’i kthente në pronësi të tij.

Por historia e kurthua edhe më shumë, kur si pasojë që Fisnik Syla nuk po i paguante paratë për veturat e huaja që i shiti, Policia e Kosovës i sekuestroi të dyja nga pronari i ri, i cili pagoi 31 mijë euro për veturat që nuk po mund t’i përkthente.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë, pasi ai dyshohet për një mashtrime tjera që ia ka bërë një familje nga Durrësi si dhe një agjencioni turistik./SHQIP.com