Rozë

Ish-partneri i Borës mund të ishte përballë Donaldit në Big Brother, zbulon ftesën dhe arsyen e refuzimit

Vini Veli, Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Spektakli “Big Brother VIP” është shndërruar në show me të shikuar të momentit, kjo pasi që banorët brenda janë të njohur për publikun.

Së fundi në emisioni “Trotuar” Vini Veli ish i dashuri i Bora Zemanit, ka thënë se ka marrë ftesë për të qenë pjesë i këtij spektakli por që nuk ka pranuar.

“Kisha dhe një ftesë dhe nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai duke shtuar se nuk e ndjek programin.

Madje ai dha edhe një shpjegim se pse nuk e ndjek emisionin, duke thënë se merret me gjëra të tjera dhe nuk ka kohë.

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, tha ai në “Top Channel”.

Në këtë spektakel është aktori, Donal Veshaj, i cili ka një romancë me Bora Zemanin.

Befasi e këtij edicioni sipas analistëve të programit “Trotuar” ishte në qoftë se këta të dy do të ishin banorë të shtëpisë me të famshme në Shqipëri./SHQIP.com