Rozë

Ish-Miss Kosova i bashkohet Arben Vitisë në garë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia dhe modelja, Zana Krasniqi

Zana Krasniqi, “Miss Universe Kosova” në 2008 i është bashkuar ekipit të Arben Vitisë në garën për Prishtinën.

Krasniqi e cila është modele tash e disa vite, përmes një fotografie në rrjete sociale ka bërë të ditur se do të jetë një nga kandidatet për asamble komunale nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Në Instagram, ajo ka shkruar se do të angazhohet për mbrojtjen e ambientit, derisa, ka publikuar një fotografi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ku ka paralajmëruar edhe kandidimin e saj.

Arben Vitia po përflitet tash e një kohë si kandidat i LVV-së për Prishtinën, megjithatë, partia që udhëhiqet nga kryeministri, Albin Kurti ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Ndërsa, Zana e cila ka përfaqësuar Kosovën në Miss Universe ishte e preferuara e turmës së çastit, dhe gjyqtarët ranë dakord-duke e futur atë në Top 10 finalistët.

Kjo ishte një arritje fantastike për një vend pjesëmarrës për herë të parë në garat e bukurisë./SHQIP.com