Lajme

Ish-ministri i Mbrojtjes mburret nga të arriturat e tij sa ishte në krye të FSK-së

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përmendur disa nga të arriturat më të theksuara gjatë këtyre dy vite e katër muaj qeverisje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka listuar rritjen e buxhetit, investimet në armatime, rritjen e numrit të ushtarëve, lënda “Edukim për Siguri”, shtimin e oficerëve, marrëveshjet për blerje shtet me shtet, krijimin e njësisë Speciale, heqjen e numrit të kufizuar të forcave, ligjin për policinë ushtarake, ligjin për Agjencinë e Inteligjencës, Ligjin për ombudpersonin në FSK, blerjen e armatimit modern sipas standardeve të NATO-s.

Po ashtu, Mehaj përmendi edhe heqjen e kufizimit të numrit për ushtrinë e Kosovës, zgjerimin e rrjetit të atashëve të mbrojtjes, trajnimet jashtë vendit, bashkëpunimet rajonale, realizmin e buxhetit dhe planit të punës mbi 90 % për dy vite e gjysmë.

Ashtu si dhe realizimin për herë të parë të operacioneve apo misioneve ndërkombëtare të FSK-së.

/Shqip.com