Lajme

Ish-ministri i infrastrukturës dënohet me mbi 3 vjet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është dënuar me 3 vjet e tetë muaj për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Lekaj, tani deputet i AAK-së është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Bashkë me të janë dënuar edhe Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berishën me 3 vjet e tre muaj.

Aktgjykimin për këtë rast e shqiptoi Gjyqtarja Violeta Namani me anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli.

Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare.

/Shqip.com