Sport Shqiptar

Ish lojtari i Prizrenit 16, Courtney Fells i bashkohet KB Pejës

Klubi i basketbollit, Peja ka transferuar basketbollistin amerikan, Courtney Fells.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi pejan përmes një postimi në rrjetet sociale.

“KB Peja njoftoj se ka nënshkruar marrëveshje me ish lojtarin e KB Prizreni 16, amerikanin Courtney Fells”, thuhet në njoftim.

Fells, i cilli është i gjatë 1.98 dhe luan ne poziten 3 dhe 4 ka qenë njeri ndër lojtarët më të mirë në Superligë.

Lojtari në fjalë do jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit.

Fells ndeshjen e fundit me Prizrenin 16-të e zhvilloi muajin e kaluar, kur Prizreni 16 mposhti Bashkimin./Shqip.com