Ish-lojtari i Bayern Munchen, nis aventurën në Dubai
Publikuar:
(31.07.2023 18:28:13)

Sadio Mane është larguar nga Bayern Munchen.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmuesi senegalez ka mbërritur në Dubai, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore me Al-Nassr.
Aventura e 31-vjeçarit te Bayern Munchen rezultoi zhgënjyese.
Vetëm një sezon në Mynih dhe vetëm 7 gola e 5 asiste, në 25 ndeshje kampionati.
Arrivé à Dubaï ce matin, Sadio Mané dirige vers sa visite médicale avec Al-Nassr🇸🇦.#TaggatMercato #SadioAlNassr pic.twitter.com/hihhcJYDeu
— Taggat (@taggatsn) July 31, 2023
Lojtari ka luajtur më parë për Salzburg dhe Southampton, ndërsa pikun e karrierës e pati me fanellën e Liverpool.
/Shqip.com