Lajme Botë

Ish-liderja e Birmanisë dënohet me 4 vjet burg

Ish-liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi

Liderja e rrëzuar e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, është dënuar me katër vjet burgim, transmeton Shqip.com.

Ajo u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së mosmarrëveshjes dhe thyerjes së rregullave anti-COVID, sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore.

Pushteti i saj ishte rrëzuar në fillim të këtij viti, derisa Suui Kyi ishte arrestuar më 1 shkurt.

Suu Kyi ka qenë në arrest shtëpiak që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt, i cili përmbysi qeverinë e saj të zgjedhur civile, raporton ‘BBC’.

Në total ajo përballet me 11 akuza, të cilat i ka mohuar të gjitha.

Avokatët e e saj, cilët ishin burimi i vetëm i informacionit mbi procedurat ligjore, u janë dhënë gjithashtu urdhra për të ndaluar lëshimin e informacionit.

Ndryshe, pak është parë apo dëgjuar për të, përveç paraqitjeve të saj të shkurtra në gjykatë. /Shqip.com