Ekonomi

Ish-kryetarja e Preshevës e falënderon Kurtin që i ndau 3 milionë euro për Luginën

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, me të cilin parashihen që 3 milionë euro të shkojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Sinani ka shprehur falenderime, derisa ka thënë se përtej aspektit financiar, kjo mbështetje ka më shumë vlerë nga fakti se tanimë çdo vit, Lugina e Preshevës është pjesë përbërëse e buxhetit të Kosovës.

“Një praktikë tejet e rëndësishme në vijimësinë e bashkëveprimit 🤝 institucional dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani.

/Shqip.com