Lajme

Ish-kryetari i Bordit të Trustit ju drejtohet deputetëve: Nuk bëhet zgjidhje me pronë të huaj

Ilustrim.

Ish-kryetari i Bordit të Trustit Ymer Havolli, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Sipas Havollit, Trusti nuk duhet të shkatërrohet për një moment të vështirë ekonomik ose për një grusht vota.

“Do t’i ballafaqoni njerëzit në kohën e pensionit si mos më keq. Nuk bëhet zgjidhje e problemeve sociale me pronë të huaj. Deputetë, ju jeni përgjegjës me hap perspektivë, jo me cenu të drejtën e kursyesve, gjoja se po bëni punë të ‘madhe’.

Nesër, kur këtë institucion kredibil ta shndërroni sikur të gjitha të tjerat, rruga e vetme mbetet ta sulmoni njëri-tjetrin e të gjeni fajtorin. Ndërkaq, ky institucion do të shndërrohet në lengatë që s’do i gjeni ilaçin”, ka shkruar Havolli në “Facebook”.

Ymer Havolli – ish-kryetar i Bordit të Trustit

Ndryshimi ligjor që mundëson tërheqjen ka shkuar në Kuvend pa aprovimin e Qeverisë dhe të Komisionit të Buxhetit.

Ndërsa, në seancën e sotme, deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë vendosur pankarta me thirrje “Voto për Trustin”.

Lexo edhe:
“VOTO PËR TRUSTIN”, opozita me pankarta në Kuvend

Për këtë çështjem në Kuvend pati kundërshtime mes pozitës dhe opozitës.

Lexo edhe:
Nis protesta pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti, të pranishëm deputetë të PDK-së e AAK-së

Kurse, në ora 14:00,  ndërtesës së Qeverisë u mbajt një protestë paqësore, me disa qytetarë që kërkonin aprovimin nga Kuvendi për të lejuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional./Shqip.com