Lajme

Ish-kryeministri tregon se si duhet të veprojë Qeveria karshi situatës në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se si duhet të veprojë ekzekutivi karshi situatës në Veriun e Kosovës.

“Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistente. Çdo qasje tjetër është e dëmshme”, ka shkruar Hoti të dielën në Facebook.

Por, të gjitha këto veprime sipas tij duhet të jenë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne”.

Lumir Abdixhiku, kryetari i partisë pjesë e së cilës është edhe Hoti, është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Pikërisht, temë diskutimi ka qenë situata në Veriun e Kosovës.

Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

Atje nga 20 shtatori Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në linjat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Por, ditëve të fundit janë shfaqur helikopterë serbë pranë kufirit me Kosovën.

Pos kësaj, ushtria serbe është e pozicionuar afër kufirit me Kosovën, diçka e tillë po cilësohet si kërcënim në Prishtinë.

Madje, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se “ushtria është gati për çdo urdhër të Vuçiqit”. /Shqip.com