Rozë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” shtatzënë, zbulohet gjinia e fëmijës

Tea, Ana, Shqipja dhe Fjorela

Rrugëtimi i Fjorela Petos në emisionin “Për’puthen” ishte shumë i shkurtër pasi që ajo vendosi të largohet.

Ajo në daljen e saj ka treguar se po largohej pas që kishte gjetur dashurinë jashtë “Për’puthen” e se dëshironte t’i qëndronte besnike.

Ndërkohë burime pranë familjes së ish-konkurrentes të “Për’puthen” kanë zbuluar më herët për “Iconstyle.al” se Fjorela po jeton ditët e saj më të lumtura.

Ajo është në një marrëdhënie me një djalë që jeton jashtë shtetit dhe që quhet Ani Brakaj.

Sipas këtyre burimeve, partneri i Fjorelës është i angazhuar me një biznes privat, madje në profilet e tyre në Instagram vihet re se ata e ndjekin njëri-tjetrin.

Për më tepër djali në fjalë ka publikuar një video nga makina, ku në ulsja e pasagjerit shihet e ulur një vajzë me flokë të zeza të gjata që shihet që është bukuroshja në fjalë.

Ndryshe sipas burimit,  Fjorela shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, pasi që është në pritje të ëmbël dhe po planifikon që të jetojë me partnerin në Belgjikë.

Para disa ditësh është publikuar një foto e Fjorelës në të cilën vihet re barku i rrumbullakosur, ku lihet të kuptohet që shtatzënia e ka bërë shumë gjumashe.

Po ashtu është bërë me dije se para dy javësh çifti zbuloi gjininë e fëmijës dhe së shpejti ata do të bekohen me një vajzë, madje kanë zgjedhur dhe emrin e saj, Evita./SHQIP.com