Rozë

Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’ reagon e veroltuar pas deklaratës së Amosit dhe kërkon mbylljen e “BBVIP”

Big Brother VIP Albania këtë vit është dukë u kritikuar shumë.

E gjithë kjo për shkak të ofendimeve dhe gjuhës banale që është duke u folur brenda nga banorët.

Një skenë tjetër “horror” u përshkrua nga Amos Zaharia, që i tregonte banorëve të “BB” si do ta dënonte ai Luizin, nëse do të kishte mundësi.

“Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…”, thotë Amos.

Pas kesaj ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ritvana Fetahu, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj sjelljes bullizuese të banorëve të “Big Brother VIP” kundrejt Luizit.

Ritvana ka bërë një deklaratë në Instagram ku i cilëson banorët si një tufë ziliqarësh që nuk luajnë me rregulla morale.

Më tej ajo ka reagoi dhe për deklaratën shokuese të Amos Zaharias ndaj Luizit dhe theksoi se spektakli duhet të mbyllet menjëherë.

/Shqip.com