Rozë

Ish-konkurrentja e Për’puthen nuk i ndahet Ardian Bujupit

Jasmin Kadriu dhe Ardian Bujupi para dy muajsh u shndërruan në emrat më të përfolur në mediat rozë.

Gjeneza e thashethemeve nisi në imazhet që qarkulluan në rrjetet sociale ku u shfaqën shumë të afërt duke ngritur dyshimet për një romancë mes tyre.

Por, më vonë u kuptua se ato kishin të bëjë me klipin e këngës “Tranova”, ku Jasmina ishte protagoniste.

Ata tutje u deklaruan se nuk kanë asgjë bashkë, madje lidhja e Ardianit me valltaren Sabrina po shkon si më së miri.

Derisa mbrëmë Ardiani dhe Jasmina u shfaqën përsëri në eventin e Sara Hoxhës që organizoi për ditëlindje./Shqip.com