Ish-konkurrenti plas ‘’bombën’’: Kam bashkëjetuar me një nga vajzat e ‘’Për’puthen 2’’

Konkurrentët e “Për’puthen” po arrijnë që të kenë famë shpejtë dhe të pëlqehen nga publiku.
I tillë është edhe ish-konkurrenti, Bajo, i cili se fundmi është përjashtuar nga emisioni për shkak të një sherri që kishte me Brunon.
Ndërsa i ftuar në ‘’Explus’’ ka zbuluar se ka pasur një histori me njërën nga vajzat e “Për’puthen 2”, por nuk zbuloi emrin.
“Kam pasur një “Love Story” dhe e them ekskluzivisht këtu. Kam dashur ta them, por nëse do e thosha te programi i “Për’puthen” kushedi çfarë do më ndodhte, nuk do kisha dale”.

Ai ka thënë se edhe gjatë kohës sa ka qenë në program e ka mbajtur lidhjen.
“Dy javët e para që unë kam hyrë në “Për’puthen” kam qenë akoma me atë. Kur ajo ishte në “Për’puthen 2” nuk kam qenë me atë”, ka deklaruar Bajo.
Bajo gjatë kohës sa ishte në emision ka shprehur simpatinë e tij për Adën të cilën e kishte surprizuar disa herë./SHQIP.com