Rozë

Ish-konkurrenti i BBV për Fifin: I ka ndodhur edhe në Kënga Magjike t’i bie të fikët

Këngëtari i njohur, Valon Shehu, ka treguar pak më shumë rreth shëndetit mendor të Fifit.

Ai ka qenë i ftuar në një intervistë për Lajmi.net, derisa ka treguar se të fikët artistes i ka rënë edhe në Kënga Magjike.

“Unë jam çudit që nuk i ka rënë më herët të fikët, më ka rastisur me Fifin bashkë edhe në netët ‘live’ edhe në Kënga Magjike në prova, jo që u pata mësuar, por e dija që ajo e ka këtë problem”, u shpreh ai.

Valon Shehu

Tutje Shehu shtoi: “Duke e njohur Fifin edhe jashtë, ajo si jashtë si brenda ka qenë e njëjta, nuk është se ka aktruar, se shumë njerëz kanë menduar se ka aktruar ose nuk është munduar të bëjë vetëm për lojë”.

Ndërkaq, Valoni ka treguar edhe për pëlqimin e tij ndaj Einxhel, gjatë kohës sa kishte qëndruar në Big Brother Vip./SHQIP.com