Lajme Botë

Ish-kardinali amerikan akuzohet se sulmoi seksualisht një 16 vjeçar

Theodore McCarrick

Një ish-kardinal katolik romak amerikan është akuzuar për sulm seksual ndaj një 16-vjeçari në vitet 1970.

Theodore McCarrick, pas një hetimi për abuzim në vitin 2019, tani po përballet edhe me akuza të tjera.

Ai është zyrtari më i lartë katolik amerikan i akuzuar për abuzim seksual, thotë avokati i viktimës.

Ish-kryepeshkopi i Uashingtonit DC ka thënë më parë se ai “nuk mban mend” për ndonjë abuzim të pretenduar, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Në padinë e re, McCarrick akuzohet se ka sulmuar dhe abuzuar me djalin, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, prej vitesh.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të raportuara për herë të parë nga gazeta Boston Globe, burri që pretendonte abuzimin u tha hetuesve se McCarrick kishte qenë një mik i familjes./SHQIP.com