Sport Shqiptar

Ish-kapiteni i Dritës me skuadër të re

Ardian Limani është futbollist i ri i Shkëndijës.

Skuadra tetovare e ka përforcuar repartin defansiv duk transferuar ish-kapitenit e Dritës, Ardian Limani.

Mbrojtësi 29 vjeçar ka pranuar ofertën e kuqezinjve dhe pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, hodhi nënshkrimin e tij në kontratën 2 vjeçare me Shkëndijën.

“Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam parë që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë ‘Ballistët’ të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu, sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jesh pjesë e asaj skuadre“, shprehet Limani.

Ai vjen nga qyteti i Gjilanit, ku u bashkua me skuadrën e Dritës që në moshë shumë të re.

Duke kaluar gjitha grupmoshat arriti në ekipin e parë të Dritës, ku vitet e fundit ishte kapiten dhe fitoi dy tituj kampion, ndërsa më herët kishte fituar titullin edhe me Feronikelin.

/Shqip.com