Lajme Botë

Ish-kancelari gjerman, mik i Putin: Gati të negocioj fundin e luftës Rusi-Ukrainë

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder është ofruar si ndërmjetës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke theksuar miqësinë e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, ish-kancelari tha se kjo gjë mund të ndihmojë për të gjetur një zgjidhje të pranuar nga të dy palët.

Ndër të tjera, Schroeder tha se do të ishte një gabim nëse do të linte në harresë gjërat pozitive që kanë ndodhur mes Gjermanisë dhe Rusisë, sa i takon politikës në të kaluarën.

Ne kemi punuar së bashku në mënyrë të arsyeshme për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë ende për të gjetur një zgjidhje të negociuar, nuk shoh rrugë tjetër.

Është gabim të harrosh të gjitha gjërat pozitive që kanë ndodhur midis Gjermanisë dhe Rusisë në politikë në të kaluarën.

Nuk është stili im dhe nuk e bëj,”– u shpreh ish-kancelari.

/Shqip.com