Sport Ndërkombëtar

Ish-kampioni i botës i jep fund karrierës

Kell Brook

Ish-kampioni botëror i peshave të lehta, Kell Brook, është tërhequr nga boksi.

Pas një karriere të bujshme, me 40 fitore, nga 43 ndeshje të zhvilluara – ai i vari dorezat.

Meçi i fundit i 36-vjeçarit ishte një fitore në raundin e gjashtë kundër Amir Khan në shkurt, e cila zgjidhi një nga grindjet më të gjata të boksit britanik.

“Zemra ime nuk është më në të, nuk kam asgjë për të provuar. Kam pasur një bisedë të gjatë me familjen time. Ka mbaruar për mua. Nuk do të boksoj më kurrë. ”, tha ai për Telegraf.

Ai po ashtu shtoi se “është pak emocionuese ta thuash këtë me zë të lartë. Mamaja ime [Julie] është e lehtësuar. Mendoj se të gjithë rreth meje janë të kënaqur”

Nga 40 fitoret e Brook-ut, 28 ishin me nokaut, ndërsa tre humbjet e tij erdhën nga Gennady Golovkin Terence Crawford dhe Errol Spence Jr. /Shqip.com