Lajme

Ish-inspektori në Podujevë: Bulliqi kërkoi të lejohen mbindërtimet, Prokuroria shqyrton pretendimet e tij

Ish-drejtori i Inspeksionit në Podujevë, Besnik  Mulliqi para dy ditësh në Frontal të T7 deklaroi se kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka penguar në punën e tij duke mos e lejuar që të fillojë rrënimet e vilave në Orllan dhe të njëjtit i ka kërkuar t’i lejojë mbindërtimet në qendrën e qytetit të Podujevës.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i shqyrtuar këto pretendime të Mulliqit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se do të veprojnë konform ligjit.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria është duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet e dhëna në opinionin publik nga z. Mulliqi, si dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore në fuqi”, tha Ulaj.

Mulliqi ishte shkarkuar nga Shpejtim Bulliqi nga detyra e drejtorit të Inspektoriatit në Komunën e Podujevës./Shqip.com