Lajme

Ish-inspektori i AKI-së: Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Burim Ramadani

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se Serbia në javët në vazhdim do të mundohet që të pengojë marrëveshjen finale për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Ai përmes një cicërime në Twitter, ka shkruar se NATO e komuniteti ndërkombëtarë nuk duhet të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Javët e ardhshme, Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit. Do të përpiqet të fajësoj Kosovën. NATO dhe Komuniteti Ndërkombëtar duhet t’i bëjnë të qartë Vuçiqit se kjo nuk do të lejohet, asnjë veprim sigurie nuk duhet të injorohet”, ka shkruar Ramadani.

Ish-inspektori i Përgjithsëm i AKI-së, ka shtuar se Kosova do të punojë 24/7 me partnerët ndërkombëtarë.

Kujtojmë se, me 21 dhjetor të vitit të kaluar, Ramadani kishte dhënë dorëheqje nga pozita e inspektorit në AKI, duke u zëvendësuar nga Kujtim Shala.

/Shqip.com