Rozë

Ish-fituesja e Festivalit të RTSH ironizon Ronela Hajatin pas çmimit të parë

Ronela Hajati

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Mbrëmë gjatë natës finale në festivalin e RTSH-së, u shpall fituese, duke e lënë në vend të dytë Alban Ramosaj.

Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, ka pasur edhe nga ata që kanë dal kundër fitueses.

Më e fundit, është ish-fituesja e festivalit të 52-të, Hersi Matmuja, e cila e ka ironizuar këngën e Ronelës, përmes një postimi në “Facebook”.

“Ku kënga???”, ka shkruar ajo krahas linkut me këngën “Sekreti”.

Ndryshe, kënga ka marrë komente shumë positive, ku në natën e dytë ajo është rikthyer dy herë në skenë pas ovacioneve të publikut./SHQIP.com