Rozë

Ish e fejuara e Robin Krasniqit bëhet nënë, ja cili futbollist është babai i foshnjes

Ish e fejuara e boksierit kosovar Haxhi Krasniqi, Heidi Lushtaku është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë babai i foshnjës futbollisti i njohur turk, Merih Demiral.

Ai përmes një postimi në “Instagram”, ka njoftuar se është bërë babai i një djali.

Demiral publikoi fotografi Heidin dhe fëmijën në krahë.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Futbollisti Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.