Rozë

Ish e dashura ruse e Don Xhonit: Në lidhjen tonë kishte edhe momente agresioni

Don Xhoni dhe Ariana Lirey

Reperi i njohur Don Xhon dhe modelja ruse, Ariana Lirey janë mjaft të diskutuar për lidhjen e tyre edhe pas ndarjes.

Modelja ruse, vazhdimisht ka komentuar në lidhje me lajmet duke thënë se mes tyre gjithçka ka përfunduar.

Mirëpo së fundmi, ajo përmes një postimi ka vendosur që të tregojë edhe arsyen e ndarjes me reperin.

Ajo thotë se në lidhjen e tyre kishte shumë keqkuptimi si dhe momente agresioni.

“Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua pasi një filxhan fluturoi drejt meje dhe mund të më thyente kokën. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot”, ka shkruar modelja.

“Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe do ta mbroj veten time. Nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër”, vazhdoi tutje ajo.

Lidhur me këtë reperi nuk ka dhënë asnjë reagim ende.