Rozë

Ish e dashura e Cozman tregon nëse ai ka përdorur dhunë të ajo

Fjolla dhe Cozman

Reperi i njohur, Cozman u bë cak i mediave rozë për shkak të lidhjes së tij më Fjolla Myftiun.

Derisa çifti publikuan imazhe e video të ndryshme përkrah njëri-tjetrit u mësua se të njëjtit i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Ata nuk ndjekin më në rrjetet sociale njëri-tjetrin dhe kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta.

Lidhur më këtë nuk u deklaruan asnjëri por Fjolla ka qenë ajo që vendosi që t’i jap përgjigje pyetjeve në lidhje me ndarjen nga reperi.

 Së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”,  ku tha se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e artistit të njohur.

Fjolla dhe Cozman

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozia, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cenuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave”.

Kjo madje ishte dhe arsyeja që i çoi drejt ndarjes, të cilën Fjolla nuk e ka përjetuar mirë.

Ajo po ashtu ka treguar se gjatë kësaj kohë i kanë qëndruar pranë familja dhe shoqëria e saj që e kanë pritur shumë mirë.

“Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet. Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, ka thënë më tej ajo.

E në lidhje më ndarjen reperi, Cozman ende nuk është deklaruar./SHQIP.com