Rozë Ndërkombëtar

Ish-boksieri mban orën me vlerë prej dy milionë dollarë

Floyd Mayweather

Ish-boksieri i njohur, Floyd Mayweather, përherë di si të marrë vëmendjen e publikut.

Ai përkujdeset në masë të madhe për paraqitjen e tij, derisa shpenzon shuma të majme parash, shkruan Sportbible.

Në një dalje të tij, shihet se boksieri ka ‘kuruar’ çdo detaj në paraqitje, teksa më në fokus është vënë ora e tij luksoze.

Një e tillë arrin shifrën prej dy milionë dollarë, teksa është e vetmja të gjitha prodhimet e orëve.

Këtë shumë e ka bërë të ditur vet Floyd, në një postim në rrjetin social Instagram.

I njëjti është duke shijuar pushimet në Dubai, nga ku edhe po mban të azhurnuar ndjekësit./SHQIP.com