Rozë

Ish-basketbollisti i thotë jo Big Brother Kosova dhe Albania

Ish-basketbollisti, Fisnik Juniku, është përfolur që do të jetë pjesë e Big Brother Kosova, mandej edhe Big Brother Albania.

Ai tha se ftesë ka marrë nga dy produksionet, por përgjigja e tij është jo.

“Po, është e vërtetë që kam marrë ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, por nuk do të jem pjesë e asnjërit prej tyre”, tha Fis Juniku për Telegrafin.

Tutje, ai shtoi se arsyeja e mos-pjesëmarrjes është koha dhe angazhimet në emisionin e tij, “Barber Shok”.

“Kam qenë i angazhuar me sezonin e ri të ‘Barber Shok’, ku edhe për fundvit jam në përgatitje të një edicioni special festiv për shikuesit e rregullt të emisionit tim”, ka thënë tutje ai.

Ndryshe, BBVK ka filluar me 5 dhjetor, ndërsa ai Albania nuk dihet ende.

/Shqip.com