Rozë

Ish-banorja e “Big Brother” bëhet nënë për herë të parë

Gerta Shino

Ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet Gerta, e cila ka treguar se e ka fshehur tashme e disa ditë.

Gerta në fotografitë e postuara në Instagram shihet duke shëtitur me beben dhe duke e quajtur :Dashuria e jetës.

“Unë këtë e bëra kastile. 18.06.2022”, ka shkruar ajo duke mos e zbuluar akoma gjininë e fëmijës. Më pas, ajo ka ndarë dhe një video teksa ka shkruar: “Dashuria e jetës time”.

Kujtojmë që blogerja e njohur zbuloi se ishte shtatzënë në muajin shkurt dhe ka disa vite që jeton në Norvegji.

Ajo është e martuar me djalin nga Mitrovica i quajtur, Florent./SHQIP.com