Rozë

A marrin banorët 1500 euro për një javë qëndrimi në Big Brother?

Valon Shehu

Tashmë e disa javë në media është përfolur se banorët e Big Brother paguhen për qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas të dhënave, monitorimi 24 orësh me kamera është shpërblyer nga produksioni me nga 1500 euro për çdo javë qëndrimi.

Lidhur me këtë çështje, ka folur dhe ish konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valon Shehu, i cili i ka hedhur poshtë këto supozime.

Ai ka thënë së kjo gjë nuk është e vërtetë dhe ai nuk është paguar.

Valon Shehu

“Jo, jo unë por askush dhe këtë e them me plotë bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe, nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”, tha këngëtari.

Ai  ka komentuar edhe gjendjen e Fifit që pati brenda shtëpisë së famshme.

Ai përmendi se artistes i ka rënë të fikët edhe në episode të tjera, e jo vetëm në BBV.

Fifi

“Besoj që e ka psikologjike, jo shëndetësore. Me shëndetin psikologjik, ‘i del perdja e zezë’ themi ne. Kam rastisur disa herë… fakti që kemi punuar bashkë 2 vjet, çdo të premte dhe të shtunë, në një lokal, madje dhe në ‘Këngën Magjike”.

“Kemi patur shumë raste. Normal, herët e para ka qenë pak e çuditshme, nuk di si të reagojë njeriu në ato momente. Por shyqyr nuk kam qenë asnjëherë vetëm, ka patur edhe njerëz përreth’ u shpreh Valon Shehu./SHQIP.com