Rozë

Ish banori i Big Brother zbulon për herë të parë pse Fifit i bien të fikët

Valon Shehu dhe Fifi

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të Fifit në Big Brother ka bërë bujë të madhe.

Pas kësaj ka pasur diskutime të shumta në mënyrën e trajtimit të këngëtares brenda shtëpisë së famshme.

Për këtë temë së fundmi ish banori i Big Brother Vip, Valon Shehu i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’,  ka treguar pse Fifi alivanoset shpesh.

Valon Shehu

Ai theksoi se episode të tilla kanë ndodhur jo vetëm në televizion, por dhe në prapaskena të vendeve ku ata kanë kënduar.

‘Besoj që e ka psikologjike, jo shëndetësore. Me shëndetin psikologjik, ‘i del perdja e zezë’ themi ne. Kam rastisur disa herë… fakti që kemi punuar bashkë 2 vjet, çdo të premte dhe të shtunë, në një lokal, madje dhe në ‘Këngën Magjike’. Kemi patur shumë raste. Normal, herët e para ka qenë pak e çuditshme, nuk di si të reagojë njeriu në ato momente. Por shyqyr nuk kam qenë asnjëherë vetëm, ka patur edhe njerëz përreth’ u shpreh Valon Shehu.

Valoni është eleminuar nga BBV pas një jave qëndrim./SHQIP.com