Rozë

Ish-banori i ‘Big Brother Vip’ që flirtoi me Antonela Berishën rikthehet tek ish-e dashura

Një nga ish-banorët e Big Brother VIP, që pati një eksperiencë të shkurtër ishte sërfisti Claudio Nika.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së famshme, ai kishte shprehur pëlqimin ndaj ish-konkurrentes së Për’puthen, Antonela Berisha po ashtu banore e BBV.

Ndonëse ai mundohej të afrohej me të, Antonela i kishte thënë se nuk ka pëlqim ndaj tij.

Por tashmë Claudio e ka harruar ish-banoren e BB VIP dhe është në një lidhje me bukuroshen gjermane, Hannah Lenni. Ditën e djeshme, Nika dhe Lenni ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku zbuluan se ata kanë qenë të lidhur prej 3 vitesh. Ata rrëfyen se ishin ndarë 1 muaj para se ai të bëhej pjesë e reality show.

“Unë dhe Hanna ishim ndarë, ishim 3 vjet bashkë dhe jemi ndarë një muaj para se të hyja në BBV. Ndodhi që ishte një periudhë e vështirë për ne pasi u larguam pak, ajo iku në Gjermani dhe unë nuk i isha i sigurt se ku do rrija”, tha Claudio në “Ftesë në 5”.

Nga ana tjetër, e dashura e sërfisitit tregoi se ishte e vështirë për të ta shikonte Claudion me dikë tjetër, madje ndonjëherë ka qarë për këto situata.

“Kemi udhëtuar shumë dhe kemi qenë gjithmonë së bashku dhe më pas vendosëm që të ndaheshim. E kam parë në BBV, ishte e vështirë për mua ta shihja, ne ishim të ndarë. Por tani jemi sërish së bashku. Për mua ishte e vështirë ta shihja me dikë tjetër, ndonjëherë më bënte të qaja por ai vendosi të kthehej për mua dhe kjo gjë më bën edhe më të lumtur”, tha Hannah.

Se si do shkojë tutje lidhja mes çiftit mbetet për tu parë./Shqip.com