Rozë

Ish-banori i BBVIP 2, paralajmëron rikthimin në edicionin e ri

Pak ditë pasi u eliminua nga shtëpia e famshme, prezantuesi Ronaldo Sharka, ka reaguar në mediat sociale. Ronaldo humbi garën me tre banorët tjerë që u rifutën në BBVIP Albania, Efin, Kiarën dhe Bledin.

Ai ka shkruar se mund të humbasësh lojën, por e rëndësishme është mos humbasësh fytyrën dhe dinjitetin, pa dhënë më shumë detaje se për kënd e kishte fjalën. Ai më tej thotë se ndonjëherë të vendosësh maskë përkthehet në sukses.

Postimi i plotë:

Miq! Kane kaluar me shume se 2 dite nga dalja ime e dyte nga BBVIP. Heren e pare kuptova qe donit qe te qendroja ende ne shtepi, per pozitivitetin, por te jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Kete here, kuptova dhe po kuptoj qe paskerkam qene kryefjala e javes se fundit te BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetem start-i i nje loje qe do trazonte komplet ujerat e BBVIP. Preferova te luaj kete here, por serish pa agresivitet por cdo debat ne fund duke nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetem 10 dite qendrim kete here, jam i lumtur qe kam qene prane jush nepermjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund te humbasesh lojen por me me shume rendesi eshte te mos humbasesh fytyren e dinjitetin, ndaj per kete jam shume krenar per veten time.

U futa ne ate shtepi me shpirt te plagosur, per cfare me kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa te jem i forte te vazhdoja lojen per pjesen tjeter te familjes time, sepse tani kane nevoje per mua me shume se kurre, dhe nuk preferova kurre te viktimizohesha qe te me mbanit sa me gjate me votat tuaja ne shtepi, por vendosa te luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them serish: Jam krenar per Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundesisht nga shpirti, ju te gjithe jeni bere pjese e jetes time tashme me qindra e mijera mesazhe apo cdo ndalese ne cdo cep te shqiperise qe me beni sa here shihni. Na e beni hallall nese ju kemi merzitur ne ndonje moment, por une nuk mundem t’i vendos vetes nje maske, edhe pse ndonjehere, te perdoresh maske perkthehet ne sukses por jeta eshte e gjate. Ronaldo do ju dhuroje te tjera gjera te bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3.

/Shqip.com