Rozë

Ish – banori i “Big Brother” për “Sunny Hill”: Dugi bonu fer, s’ke pritë leje por t’kanë ofru ofertë më të mirë

Vesel Kurtishi

“Sunny Hill Festival” nuk do të mbahet në Kosovë.

Kjo pasi organizatorët janë ankuar për vonesa nga Qeveria e Kosovës, duke e zhvendosur në Tiranë atë.

Ky dështim ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë fytyra publike kanë kritikuar lidhur me këtë lëshim.

Ish banori i “BB”, Vesel Kurtishaj ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas tij viktimizimi i Dukagjin Lipës lidhur me “vonesën e lejes”, është e padrejtë dhe sipas tij ka dicka tjetër në këtë mes.

“Unë e mirëkuptoj Dugin qw ai ka mendu se duhet me ja lan fajin dikujw, se fundja, me mirw e ma lehtw është t’shahet Ministria e Komuna, se që “shahet” ai vet ose çika e tij, pse kanë vendos me qu Festivalin n ‘Tiranë.

Dua dhe Dukagjin Lipa

Sunny Hill është biznes, sikur krejt Festivalet tjera që vet Prishtinasit i mbajnë jashtë Prishtinës, e ketë sen mendoj që e keni dite gjithmonë.

Tendenca e këtij lloj biznesi gjithmonë është me pas vendin me s’populluan e infrastrukturën ma t’mirë, qoftë për shërbime hotelierike, qoftë për hapësirën, qoftë për vendin që tërheq me shume turiste, etj”, ka shkruar ai.

Përtej kësaj ai e ka cilësuar Tiranën si vend më i duhur për t’u mbajtur “Sunny Hill”./SHQIP.com