Lajme Botë

Ish-avokati amerikan, Alex Murdaugh, akuzohet për vjedhjen e 3.6 mln dollarëve

Alex Murdaugh, në gjykatë më 23 shkurt. Foto: Getty Images
Alex Murdaugh, në gjykatë më 23 shkurt. Foto: Getty Images

Një histori jo e zakontë ka qenë ajo e një ish avokati i cili ka pranuar sot se ka vjedhur 3.6 milionë dollarë në një vit të vetëm.

Bëhet fjalë për pasardhësin e një dinastie ligjore dikur të fuqishme të Karolinës së Jugut.

Prokurorët pretendojnë se Alex Murdaugh, 54 vjeç, vrau gruan dhe djalin e tij në përpjekje për fshehur mashtrimin e tij.

Ndërkohë 54-vjeçari mohon akuzat për vrasje dhe a pranuar akuzat për mashtrim.

Ai është justifikuar se kjo ka ndodhur për shkak të një varësie nga lëndët narkotike, duke pretenduar se në pikun e varësisë përdorte deri në 3.000 gramë në ditë, çka do të thoshte një shpenzim deri në 50,000 dollarë në javë.

BBC raporton se bashkëshortja e Murdaugh, 52-vjeçarja Maggie dhe djali i tij Paul 22 vjeç, u qëlluan për vdekje në qershor 2021.

Ish-avokati përballet me 30 vjet deri në burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për vrasjet.

“Ka pasur ditë që kam marrë më shumë se kaq. Opiatet më jepnin energji… çdo gjë që bëja, e bënte më interesante”, tha ai.

Në total, zoti Murdaugh po përballet me 99 akuza të veçanta financiare që arrijnë në rreth 8.8 milion dollarë në fonde të vjedhura. /BBC

/Shqip.com